Kujdes, çuna, mos ju kapin – se pastaj ju rruajnë trapin!
Alo, alo, kush e ka këtë Meme Monument që na i nxori të gjitha pislliqet që kemi bërë?
Kush e ka? Ai? Apo ajo? Apo ky? Apo kush? Kushshhhh…?
A e ka ai? Jo jo, s’e paska.
E ka kjo… e gjeta!
Alo, alo, çfarë ke mo, aleja e halës, që më bie telefonit si i çmendur?
Po kush e ka memen, se na i nxori hajdutëlliqet, pislliqet – me dokumenta, ore!
Kush e ka? Alo, alo…
Me ngadalë e me avash –
Je i lutur të na hash
Çfarë prodhon zorra e trashë!
Vetë na ngave, ne s’të ngamë,
Pisllëkun të gjithë e pamë.
Provoje more, hale i halës –
Ndac memen, ndac me ne!
Alo, alo! Po si i kanë emrat?
Kush janë këta 200 veta? Ata janë bashkë, u zotuan…
…dhe për lesh Alfred Pezën e çuan!
Janë të penës dhe të vërtetës,
Janë të pushkës dhe të fjalës!
Alo, alo…
Do t’i gjesh kush janë?
Epo mirë, o quravec – kur ta vënë në vesh, s’do dish nga cila anë të flesh.
Prandaj ec rrugës drejt – se po të zunë, ta vunë.
Dhe po të kapën, o sekser – sumën ta hapën!
Prandaj futju punës, e shih hallet e tua –
Dhe ki kujdes për çfarë shkruan,
Se ne gjoba nuk vendosim – po ku shkruajmë, të përdhosim!
Ne, o horr mediash, e thamë tonën –
Mos të qift Kina nonën!
Kruhu me Mexhinën e Shqipërisë –
Po s’t’i qm gjithë ropt e shps!*
Alo, alo…