Ju bëftë mirë qumështi me Aflatoksinë. Kanceri kërcen tallava në fushatë

Pas vezëve, filetove dhe mandarinave SKANDALI ka përfshirë edhe qumështin: Aflatoksina shkakton kancer!

Nuk kanë të ndalur problematiket në lidhje me sigurinë ushqimore.

Gjatë muajit shkurt, mars 2025 qytetarët shqiptarë kanë konsumuar qumësht me aflatoksinë.

Piranjat shkruanë se, lidhur me praninë e aflatoksinës në qumështin e konsumuar nga qytetarët shqiptarë, Piranjat iu drejtuan me nje kërkesë zyrtare më datë 29 Mars, AKU-së e cila ka pranuar se aflatoksina ka qenë e pranishme në plot 8 mostra të marra në periudhën Janar-Prill 2025.

Çfarë është aflatoksina:

Aflatoksina është një toksinë e krijuar nga myku që rritet tek drithërat, misri dhe gruri.

Kur lopët ushqehen me foragjere të kontaminuara aflatoksinë sekretohet më pas te qumështi që prodhojnë.

Konsumimi i qumështit me aflatoksinë ka pasoja të rënda në shëndetin e njeriut.

Sipas OBSH-së aflatoksinë është kancerogjene e grupit 1, rrit rrezikun për probleme në mëlçi njëkohësisht dhe të veshkave./piranjat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like...