Tenderi 9 mln euro në RTSH me fitues të paracaktuar Artan Xhorin. Agron Shehaj mbyll gojën

Artan Xhori, Aurora Polo, Ilir Keko dhe Aleksandër Frangaj janë pjesë e një grupi të strukturuar plaçkitëshish të pronave dhe parave publike.


Tarafet e tyre, me tentakula të zgjatura në truallin e AlbaFilm, tenderat e AKSH-it prej miliona eurosh, tenderat e respiratorëve që nuk erdhën sipas kontratave, për të cilat është nën hetim Artan Xhori, e shumë të tjera.. E bënë këtë grup të fuqishëm deri në momentin që iu zbardhën pazaret

Një tjetër rast gllabërimi fondesh publike nga ky grup është zbuluar së fundmi në RTSH, ku kompania TBS 96 pritet të shpallet fitues në tenderin për mirëmbajtjen e antenave të platformës DVB-T2, pavarësisht se nuk përmbushte kriteret minimale teknike dhe ligjore të përcaktuara në Dokumentet Standarde të Tenderit (DST).

Sipas burimeve dhe dokumentacionit të siguruar, TBS 96 nuk disponon certifikatat ISO të domosdoshme për të garantuar standardet ndërkombëtare të cilësisë dhe sigurisë. Për më tepër, kompania nuk është përfaqësuese zyrtare e “Rohde & Schwarz”, siç kërkohet në tender.

Vetë kompania gjermane ka konfirmuar se nuk ka dhënë asnjë autorizim për TBS 96, duke e bërë këtë subjekt të papajtueshëm me kriteret bazë të tenderit.

Ky fakt ngre pikëpyetje serioze mbi integritetin e komisionit të vlerësimit, duke sugjeruar favorizim të qëllimshëm apo manipulim të procesit të prokurimit.

Por situata është edhe më alarmante.

Sipas burimeve të besueshme, Artan Xhori, administrator i TBS 96, është mik i ngushtë i Drejtoreshës Aurora Polo, që dhe 5 ditë është në detyrë në RTSH.

Miqësia familjare midis tyre e vertetuar nga SPAK është konflikt i hapur interesi dhe denohet me burg.

Thuhet se Xhori dhe Frangaj ka ndërhyrë drejtpërdrejt për të garantuar mbajtjen e saj në detyrë, në këmbim të hapjes së këtij tenderi dhe favorizimit të kompanisë së tij në të gjitha hallkat: nga specifikimet teknike deri te njësia e prokurimit.

Por kjo nuk është e gjitha. Në ditët e fundit të mandatit të saj, Aurora Polo, së bashku me një grup të ngushtë bashkëpunëtorësh, po shfrytëzon çdo mundësi për të plaçkitur RTSH-në nga çdo mjet apo burim. Sipas informacioneve, në këtë “garë të minutës së fundit” janë përfshirë edhe Elton Meta, krahu i djathtë i saj, dhe drejtues të tjerë që po firmosin veprime të dyshimta financiare dhe procedurale.

Këshilli Drejtues i RTSH-së ka përgjegjësinë të ndërhyjë menjëherë për të frenuar këtë abuzim të hapur me institucionin publik, për të ndaluar nënshkrimet e fundit me pasoja të rënda dhe për të mbrojtur fondet dhe integritetin e RTSH-së nga grabitja sistematike e një grupi të vogël individësh lidhur me Aurora Polos

2 Comments

  1. po te hysh mik per surratin e kesaj bundres gjithe botox. plus gruaja e ktij bredh ne bllok me kete ka pare gjithe dynjaja kur flene me cuna te rinj. kaq vite me doktorin e kockave gruaja e ketij kjo sdi gje ky burre……
    i ka marre kunaten ne pune aida gega, gruan e kunatit, ka vjedh cai ka dale perpara…. rob te degjeneruar . ai do fitoje ca kerkoni me

  2. mos u ngopshin….. ju befshin ilace per kalamajt

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like...