Pas deklaratës të Agron Shehaj, RTSH është televizion që nuk ka shikueshmeri si Big Brother, Përthuthen apo Ertugruli ndaj duhet të mbyllet. Shumë i drejtë përdrejtë ka qenë edhe reagimi i Arlind Qorrit ku i tregon deputetit që detyrat e medias publike nuk jane klikimet por përfaqësimi i të gjithë shoqërisë. Me sa duket deputeti nuk ka lexuar kushtetutën dhe ligjet as nuk ka ndjekur komisionet parlamentare të Medias
Reagimi Arlind Qorrit:
RTSH, si çdo institucion publik, mund dhe duhet kritikuar, sidomos për sa i përket anësisë politike. Mirëpo sot ajo mbetet e vetmja dritare televizive jokomerciale, ku qytetari mund të ndjekë muzikë klasike, një shfaqje teatrale apo një diskutim mbi kulturën.
Të marrësh për antipod e shembull Klanin, televizion tipik oligarkësh dhe një nga instrumentet kryesore të propagandës qeveritare, është paturpësi, në mos shërbëtori e drejtpërdrejtë ndaj oligarkëve të televizioneve private.
Detyrë e politikës është t’i shëndoshin institucionet publike, jo t’i shkulin me rrënjë. Sipas logjikës adhamudhiane – të dhemb syri, kreje – duhen mbyllur edhe spitalet publike, shkollat publike etj. Mund t’i marrin oligarkët me koncesion edhe këto.
Lëvizja BASHKË ka një kapitull të veçantë të programit të saj për median, në të cilin formulohet edhe alternativa jonë për mbështetjen dhe shëndoshjen e Radio Televizionit Shqiptar. Ju ftoj ta lexoni: https://levizjabashke.al