Video/ Përveç vilave, Benet Beci fsheh edhe prejardhjen nga jevgjit e Ulqinit. O Duman ku je ?

Benet Beci, drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit që prej vitit 2005. Një institucion i cuditshëm evaziv, OJF po merr me qindra milionë dollarë ndihma nga organizmat e huaja, shtete, banka etj., merr dhe nga buxheti i shtetit shqiptar dhe që zoti Beci kohët e fundit ka shfaqur dëshirën për ta kthyer dhe ka zbuluar planin për ta kthyer në një bankë.

Si e ka bërë këtë karrierë të çuditshme Beneti Beci?

Në origjinë të karrierës së çuditshme të Benet Becit qëndron babai i tij, Bahri Beci.

Karriera e Benet Becit fillon që kur babai i tij ishte në Francë në një specializim për gjuhësi. Në atë kohë në Paris ka qënë Berisha si mjek, aty krijoi miqësi me prof. Bari Becin. Si rezultat i kësaj miqësie në vitin 1992 kur Berisha u bë president, Benet Beci…kur them që krijoi miqësi Sali Berisha me Bahri Becin duhet të keni parasysh që Berisha kishte ambicjen për të mësuar fërngjishten dhe një nga njohësit e fërngjishtes pariziane ishte Bahri Beci. Kështu që kuptohet që ishte interesi i përbashkët.

Benet Beci kishte marrë një diplomë për ekonomi politike. Ekonomia politike sic dihet ishte një degë që merrej me filozofinë politikë te ekonomisë.

Megjithatë Beneti me këtë diplomë shkoi në punë në sektorin e jashtëm të BSH kur ishte Sali Berisha President.

Kur erdhi në pushtet PS, babai i tij Bahri Beci në 1996 shkon në Institutin Francez të Gjuhëve Orientale, In Alco. Aty Bariu si përfaqësuesi i Shqipërisë.

Qeveria shqiptare ka patur interesa për In Alcon sepse aty bëhen raporte për Shqipërinë që kanë ndikim në politikën franceze. Edhe pas 1997 Beneti u favorizua edhe nga PS.

Në 1999 Beneti emërohet drejtor financier në Fondin e Financimit Rural, një institucion ky me shumë para që duhet të jepte kredi të vogla.

Kur Sali Berisha erdhi në pushtet në 2005 ai donte të kontrollonte atë ndihmën e huaj e cila, të huajt donin ta mbanin larg kontrollit qeveritar. Për këtë kishin krijuar instrumenta si Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit është një instrument që duhet të ndihmojë në zhvillimin e rajoneve të ndryshme të Shqipërisë me projekte në infrastrukturë, rrugë, ura, shkolla etj. Por jepet ndihma e huaj, jepet një pjesë nga buxheti i shtetit dhe duhet të jepet dhe një grant, një shumë e mbledhur nga komuniteti shkon deri në 10%, gjë e cila nuk respektohet kurrë.

Prandaj Berisha kur u bë kryeministër caktoi Benetin drejtor të Fondit. Në 2009 Berisha bëri një ligj që e vinte fondin, forconte pozitat e drejtorit dhe e bëri edhe anëtar të Këshillit Mbikqyrës së BSH. Qartësisht në konflikt interesi sepse Banka e Shqipërisë duhet të auditonte mbi Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

Megjithatë u tejkalua kjo sepse për Benetin çfarë nuk bëhet dhe erdhi Edi Rama. Edi Rama e kishte njohur në Paris babain e Benetit ku kishte qënë për një kohë të gjatë si emigrant. Kishe disa interesa që nuk dinte ti ndante ku nuk ndahet ku është shërbimi i fshehtë dhe ku fillon qeveria e ku fillon instituti. Kështu që Edi Rama duke i ditur këto lidhje të babait të Benetit dhe disa gjëra të tjera e mbajti Benetin Drejtor të Fondit Shqiptar të Zhvillimit Ekzekutiv që kur erdhi në pushtet në 2013-n.

Kuptohet kishte dhe interesa të tjera se Beneti në 2013 luajti me të dy portat. Këtej nga Berisha bëri sikur doli kandidat për deputet në Shkodër dhe nga ana tjetër dha një shumë të rëndësishme, konsistente në financat elektorale të PS në zgjedhjet e 2013 si kontribut dhe Beneti vazhdon dhe sot e nuk kuptohet qartë se nuk ka transparencë as nga qeveria dhe as nga fondi. Nuk kuptohet qartë. Ore kur zgjidhet ky njeri? Se ka një procedurë zgjedhjeje. një herë në 5 vjet duhet të zgjidhet. Kur është data që e zgjedh bordi.

Aty bëjnë pjesë përfaqësues të pushtetit vendor të pushtetit lokal. Kur zgjidhet ky njeri nuk merret në vesh. Thjeshtë njeriu ka privatizuar fondin me qindra miliona euro dhe rri në krye të tij dhe tani ka shfaqur ambicien të kthej bankë, institucionin që drejton. Imagjinoni cfarë konflikti interesi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like...