Muli i pret Veshet Xhelalit që u bashkua me Trump

Muli i tërheq vërejtje Xhelalit për lidhje direkte me Trumpin

Muli i tërhoqi sot vërejtjen Mziut, se kishte komunikuar drejtpërdrejt me Trumpin për t’i ofruar atij mbështetjen e Sofrës Dibrane.

Xhelali e priti me shumë rezerva ankesën.

•Unë kam të drejtë të bëj ç’të dua me Donald Trumpin, – tha Mziu, – sepse kur e kam mbështetur unë, ju të tjerët nuk e dinit kush ishte. Falë meje, në Shqipëri ka një rrugë me emrin Donald Trump. As Edi Rama s’ka guxuar t’ia ndërrojë emrin.

•E di, – tha Muli. – Nuk t’i mohoj meritat për këtë gjë, por tani ai ka mbaruar zgjedhjet dhe nuk i duhet më mbështetja e Sofrës Dibrane.

•Nuk i duhet atij, por i duhet Sofrës, – tha Xhelali. – Mundet që ai të tregohet bamirës dhe të mbështesë publikisht Sofrën Dibrane. Atëherë, e marr Dibrën 5 me 0.

•Nejse për çështje të Trumpit kemi Belon, – i tha Muli. – Ai i ka lidhjet direkte. Çdo mbështetje për Trump duhet ta kalosh nga Belo, se ai po e paguan shtrenjt, madje edhe në SPAK, bashkëpunimin me të. Sepse SPAK-u është i Sorosit dhe kërkon të ndërpresë lidhjet e Trumpit me PD. Por i ka ardhur fundi tani.

•Belua ka punët e veta, unë kam punët e mia, – tha Xhelali. – Belo nuk është tip i Trumpit. Belo është njeri familjar dhe shumë i lidhur me gruan. Trump është si puna ime, njeri i lirë.

•Dakord, – tha Muli, – por kam frikë se bëhet lëmsh. Sepse Belon e di të PD-së, dhe ty pastaj do të mendojnë që ndjek parti tjetër. Kreditet e tua do shkojnë për Edi Ramën. Ndaj them të kemi një komandë, një kontakt.

•Po dakord, – tha Xhelali. – Belua të jetë përkthyesi im, jo unë vartës i Belos./gazetatema.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like...