Dokumente/ Vilma Nushi, ndërtime me 2 motra greke në Kashar; SPAK të hetojë pronësinë e 1.5 ha tokë
Në Këshillin Kombëtar të Territorit, kompania “Marketing&Distribution” me përfaqësues Besnik Nushin, ka paraqitur dy kërkesa e dy projekte, për leje ndërtimi të një qendre tregtare e kompleksi vilash, në 4 pasuritë nr. 95/7, nr. 95/8, nr. 95/25 e nr. 95/27, që i përkasin sipërfaqes totale 15 mijë e 100 m2 në zonën e Kasharit…

Në komisionin hetimor parlamentar për aferën e “Check-up”, deputetët e PS arritën qëllimin që të mos paraqitej për sqarime Vilma Nushi, duke thënë se ndodhej jashtë Shqipërisë për trajtime mjekësore, kohë kur ajo bënte pazare tokash për ndërtime në Tiranë..

Në datën 31 korrik 2024, Vilma Nushi, ka marrë 4 parcela toke me sipëfaqe totale 15 mijë e 100 m2 në zonën Katundi i Ri- Kashar, nga dy motra, shtetase greke, Niki Gleoudi e Dorothea Gleoudi, me banim në Selanik. Sipas akt- marrëveshjes mes tyre, në këmbim të vlerës së tokës, Vilma Nushi u ka dhënë dy motrave greke, 50% aksione të kompanisë “Marketing& Distribution Sh.p.k”, me nga 25% secilës, duke i bërë ortake.
Vlerën e kapitalit të kompanisë së saj, Vilma Nushi e ka deklaruar 1 milionë e 29 mijë Euro, kur faktikikisht, vetëm makineri, pajisje, objekte e llogari bankare ka 28 milionë Euro dhe kur çdo vit fiton 3-3.5 milionë Euro nga tenderët, si dhe 8 milionë Euro fitim në vit nga Check-up.
Edhe për tokën që mori me konvertim 50% aksione nga dy motrat greke, Vilma Nushi nëpërmjet mikeshës së saj ekspertes, vlerësuese Elvira Serjanaj, e vlerësoi me 1 milionë e 29 mijë Euro, ose 68 Euro/m2, kur çmimi për 1 m2 në atë zonë është 3 herë më tepër.
Në aktet e dosjes së këmbimit të 50% aksione të kompanisë “Marketing& Distribution Sh.p.k” me 15 mijë e 100 m2 tokë në zonën e Kasharit, konstatohet se përfaqësuesi Besnik Nushi dhe dy motrat greke Niki e Dorothea Gleoudi, nuk e kanë firmosur akt- marrëveshjen, ndërsa noterja Edlira Harizaj deklaron se e kanë firmosur në prezencë të saj.
Sipas informacionit, rezulton se në datën 31 korrik 2024 kur është nënshkruar marrëveshja noteriale e deri sot, dy motrat greke nuk kanë qenë në Shqipëri, por as Besnik Nushi.
Ndërsa noterja e ka firmosur dhe vulosur marrëveshjen si të ligjshme, duke thënë se kanë qenë prezent te zyra e saj dhe e kanë lexuar e kanë rënë dakord; por dhe QKB e ka pranuar aktin e këmbimit të tokës, si shtim kapitali të kompanisë së Vilma Nushit, pa nënshkrim nga palët.
Për 4 parcelat me sipërfaqe totale 15 mijë e 100 m2, ka infomacione, se kanë qenë prona shtetërore të ish-komunës Kashar e janë grabitur me letra false.

Por më 31 korrik 2024, dolën se janë prona të dy motrave greke Niki e Dorothea Gleoudi, me banim në Bashkinë Pylaia të Prefekturës së Selanikut e tani u bënë prona të Vilma Nushit, nëpërmjet kompanisë së saj “Marketing&Distribution Sh.p.k”.
Në Këshillin Kombëtar të Territorit, kompania “Marketing&Distribution Sh.p.k” me përfaqësues Besnik Nushin, ka paraqitur dy kërkesa e dy projekte, për leje ndërtimi të një qendre tregtare e kompleksi vilash, në pasuritë nr. 95/7, nr. 95/8, nr. 95/25 dhe nr. 95/27 që i përkasin sipërfaqes totale 15 mijë e 100 m2 në zonën e Kasharit.

Kjo marrëveshje, me dyshim grabitjen e tokës shtetërore nga Vilma Nushi nëpërmjet dy motrave greke, duhet të bëhet objekt hetimi nga SPAK, por jo duke e hedhur dosjen në kosh, siç ka vepruar me dosjen “Check-up”, kontrabandën e cigareve dhe vjedhjet me tenderët e ilaçeve të skaduara në 10 vitet e fundit./Pamfleti