Ilir Meta fillon ndërzimin artificial për të katër fishuar numrin e lopëve

Meta nxjerr videon me lopë/ “Do i 4-fishoj numrin me programin tim”

Kryetari i Partisë së Lirtisë, Ilir Meta ka publikuar në rrjetet e tij sociale një video me lopë.

Meta deklaron se lopët janë përgjysmuar që nga koha kur në pushtet ka ardhur Rilindja.

Ai shprehet se partia e tij ka bërë një program për të mbështetur me pagesa direkte fermerët, që të nxisë 4-fishimin e lopëve në një kohë rekord.

Gjatë proçesit të ndërzimit

“Nga viti 2017 kur “Rilindja” mori e vetme timonin e drejtimit të vendit, numri i lopëve, sipas EUROSTAT, u përgjysmua nga 490 mijë krerë në 263 mijë.
Partia e Lirisë ka një program konkret për të mbështetur me pagesa direkte fermerët për të nxitur 4-fishimin e lopëve në një kohë rekord.
Financimi i fermave blegtorale do të jetë me 200 Euro për krerë lope dhe pragu i përfitimit do të ulet në 3 krerë nga 10 që është aktualisht.
TVSH për ushqimin e bagëtive do të jetë ZERO.
Do të japim pagesë direkte 5 Euro për çdo kafshë të lindur apo të therur, si dhe për çdo litër qumësht në masën 0.1 Euro/litër.
Në këtë mënyrë i japim fund shpopullimit, garantojmë mirëqenien e fermerëve dhe një Shqipëri fuqi eksportuese!”, thekson Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like...