Me sytë nga Mreti dhe me duar te plaçkitja e plaçkës së luftës pas largimit te Kapterrit, Zymbyli qejfliu, Spiuni i Sigurimit të Shtetit, Leka Bungo, së bashku me disa anëtarë të Këshillit Drejtues, përfshirë Ilir Keko, krahu i djathtë i Alfred Pezës, Engjëll Ndocaj dhe Gëzim Podgoricën, po përgatitin një mega projekt – emisionin e ri të Blerta Tafanit në RTSH. Miliona lekë të taksapaguesve do të përfundojnë në xhepat e Lekës dhe bandës së tij, të cilët po uzurpojnë RTSH-në në një kohë kur ky institucion ende nuk ka një titullar të përhershëm.
Leka Bungo, përmes manipulimeve që po bën me zëvendësdrejtoreshën Aurora Polo, duke shtyrë përpara projekte dhe emërime, po e çon RTSH-në drejt greminës dhe paligjshmërisë së plotë. Në mbledhjet e Këshillit Drejtues, ai del dhe deklaron se “unë vetë vulos dhe firmos”. Pas një serie amnistish dhe ryshfetesh, individët pranë Alfred Pezës janë dyndur në zyrën e Lekës për të ruajtur vendet e punës, të marra pa asnjë kriter apo profesionalizëm. Disa prej tyre janë mbajtur në pozicione për shkak të lidhjeve dhe interesave personale.
Amnistia e Lekës ndaj Bora Xhanit dhe Anila Agalliut, ish-deputetja e PS-së, e cila u përpoq të largonte rreth 200 punonjës të RTSH-së nga puna, është shembulli më i fundit i korrupsionit që po ndodh në këtë institucion. Në një fjalim para Këshillit Drejtues, Leka Bungo deklaroi me arrogancë se Bora Xhani, drejtoresha 25-vjeçare, duhet të qëndrojë sepse “ka fituar përvojë dhe është e dobishme për çdo gjë.”
KLSH dhe SPAK duhet të ndërhyjnë menjëherë në RTSH për të hetuar abuzimet që po kryhen. Në këtë kohë, ekonomistët e Alfred Pezës po nxitohen për të mbyllur dokumentet dhe për të mbuluar gjurmët e abuzimeve financiare të kryera. Por numërimi mbrapsht ka filluar edhe për Leka Bungon, i cili, së bashku me Blerta Tafanin dhe zëvendësdrejtoreshën Aurora Polo, vazhdojnë të emërojnë ish-bashkëpunëtorë të Alfred Pezës në pozicione kyçe.
Sic e thotë dhe Memexhiu, RTSH-ja është kthyer në një harrem të mbetur pa kokë, ku mbizotëron një atmosferë zymbylash, servilash dhe konk $ubinash te rënë nga vafti duke pritur pasardhësin e kapterrit. Dhe një tufe delesh që ka ndërruar drejtim në kërkim të lëmoshës nga ata që kanë vjellë deri dje