Gazetari i “Corriere”, Pablo Petrasso ka zbuluar rrëfimin e një prej personave të mashtruar nga rrjeti i diplomave false që funksiononte mes Shqipërisë dhe Italisë. Në mediat italiane është publikuar një dëshmi e një mësuesi 48-vjeçar, i cili ishte futur në Kolegj për të pasuruar “CV-në” e tij.
“Kam dhënë mësim në një institut në Altamura, pastaj më pushuan nga puna. Drejtori më tha se certifikata që kam është e rreme,”-tha ai, por nuk është i vetëm. Ka edhe shumë të tjerë që kanë pranuar se kishin paguar mijëra euro në këmbim të diplomave që merrnin. Ishte zemërimi i tyre, ai që duhet se i dha fund grupit kriminal.
Të gjithë të mashtruarit kishin hapur një grup në në Facebook (Uniforma gruppo truffati) dhe aty ngrinin dyshimet dhe përvojat e këqija. Por zemërimi nuk mbeti për shumë gjatë në internet, sepse shumë shpejt nisi edhe hetimi që çoi në arrestimin e 9 personave dhe sekuestrimin e 10 milionë euro pasuri që ishte ndarë mes të prangosurve.
Megjithatë duket se hetimet për diplomat false ende vazhdojnë, pasi hetuesit kanë zbuluar se kanë hapur një kuti pandore.
Një tjetër detaj që zbuloi lidhjet në Shqipëri ishte një koment në rrjetet sociale në faqen “Formamentis Albania”, një kompani e cila çoi hetuesit tek Lucia Catalano, 44 vjeç dhe Savino Cianci, 60 vjeç, të dy nën hetim. Kolegji Universitar “WISDOM” vepronte në Tiranës prej gati tre dekadash, por 3 vite më parë i ishte shitur kompanisë FORMAMENTIS (ish CS Uniforma), me ortak të vetëm Savino Cianci dhe administrator Leonardo Catalano
.Në koment shkruhej: Jeni mashtrues!
Kështu, hetuesit bënë lidhjen se edhe personi në fjalë ishte “viktimë” e mashtrimit me titujt që jepeshin nga Kolegji. Nga përgjimet e Guardia di Financia është vënë re shqetësimi i Catalanos dhe Ciancit, të cilët kërkuan menjëherë fshirjen e komentit. E shqetësuar ishte edhe Maria Saveria Modaffari.
Është kjo e fundit, ajo që shpjegon se komentuesi i zemëruar kishte dashur të diplomohej për mjekësi duke blerë diplomën. Maria Saveria Modaffari ishte kundër por Lucy (Lucia Catalano) i kishte marrë 20 mijë eurosh. Pikërisht ky është një nga episodet që shkakton ‘prishjen e marrëveshjes’ mes anëtarëve të grupit. Modaffari, nga ai moment edhe pse ishte në dijeni që jepnin diploma false, kishte vendosur që të distancohej nga bisedat me klientët dhe bashkëpunëtorët. Nga ky moment, në vitin 2021, grupi ndahet dhe lindin tre nëngrupime: i pari do të ofronte shërbimet në zonën e Tranes; i dyti kishte ngritur një bazë në Foggia duke shfrytëzuar kompani dhe shoqata kulturore dhe duke marrë blerë aksionet e një universiteti privat shqiptar. Grupi i tretë, funksiononte po ashtu në Foggia dhe kërkonte pagesa 500 dhe 2500 eur
Ndarja do të materializohej në vitin 2021.