Gjithnjë e më shpesh takoj kolegë, miq, të njohur, opozitarë, të paangazhuar, shqiptarë banues jashtë vendit, duke pyetur:
Vërtet do ia hedhë ky Erion Veliaj?? Ai nuk shkon në burg pa Ramën, o të dy o asnjëri.
Do mbushet burgu i Reçit kërcasin idealistët.
Ka Sorosin ai, thonë dyshuesit!
Jo mo e ka Rama e ndërpret një kurioz e pe foton e përqafimit..
Është i fortë thonë mbështetësit !
E mban Rama nga frika se do flasë çfarë kanë bërë bashkë ngasin më tej pro dhe kundër.
Ka bërë lekë shumë paguan në USA dhe BE blen vendas e të huaj, shtojnë të pabindur të tjerë tregtarë fjale.
SPAK-un e kanë përgjysmë me Ramën nuk preken, do e mbyllin flasin me zë pesimistët. Shesin vartësit. Siç po ndodh thonë rishtarët.
Ata bashkë do marrin mandatin e katërt flakërijnë patronazhistët. Robi bën plane, Zoti( Amerikanët) qesh-in, vërejnë besimtarët. As Bela se mundi dot, e degdisën në Fier hedhin romuze socialistët. Prisni deri me tetë shtator zukasin kundërshtarët.
Kur kthehesh të rendisësh disa nga zullumet të dalin ca si shumë. Genocid duket toleranca e hetimit.
Inceneratorë
5D
Eco Tirana
Ndrangheta
Teatri Kombëtar
Tendera elektoralë
Pemë-mbjelljet milionëshe
Pafundësitë e lejeve të ndërtimit, kullat e kokainës
Kopështe, çerdhe, shkolla, ndërtime me shumëfish çmimesh në kosto
Rindërtime nga tërmetet
Miliarda të tjera për tu kontrolluar në Bashkinë e Tiranës..
Koncerte kopje e fotokopje artistësh, udhëtime nëpër botë pa tagër institucional.
Konsulenca e re Tony Blair
Nuk kanë të sosur paudhësitë, ligjshkeljet, keqbërjet. Nuk mjafton një Strukturë e Posaçme për hetimet e këtij individi dhe çetës së tij, e pakësuar nga disa arrestime të drejtorëve.
Rama:
Charles McGonigal
Inceneratorët, bonus kryeministror kompanisë fantazmë ende e palindur dhe 17 VKM në një ditë.
Investitorët strategjikë si Pëllumb Gjoka dosjes Metamorfoza dhe Gaçi-Xhaçka të sekuestruar nga SPAK.
Porti i Durrësit
Dosja “Becchetti” ndikimi ku humbëm 120 milionë euro.
Mbetjet toksike
“Xibraka” dosja e kokainës ku hetohet përfshirja në trafik ndërkombëtar vëlla Olsi.
Tendera sekrete të Pandeminë e të tjera po sekretë
Investitorët atrategjikë në bregdet dhe jo vetëm
22 hektarë tokë të Edit për Olsin në Vuno duke ndryshuar ligje e manipuluar akte nëpër dosje.
Butrinti qokë privatëve duke ndryshuar ligje
Eco Parku për familjarët me firmën e KM 13 milionë euro
AKS-i, përfshirje familjarëve për 43 milionë euro
Koncensione për të shkuar te aksionerët në ofshor.
Lejet shumëkatëshe nga KKT ku ai është kryetar-firmëtar
Lidhjet me bandat në përgjimet e SKY Encro
Ferma bitcoin duke vjedhur energjinë
Call center mashtrimit financiar ku vëlla Olsi përmendet shqeto nga medie e huaj
Lidhjet gjeneralin italian Fabrizzio Lisi me fijet te Ndrangheta
Kontrata të shumta lobimi e këshillimi për Tony Blair
Marrëveshja e detit për zonën ekonomike me Greqinë dhe dosja 41 në Ministrinë e Jashtme
Këshilltar drejtori shërbimeve sekrete rumune Filip Coldean lidhje e kartelit meksikan të kokainës “Sinaloa”
Leje ndërtimi e kazino njerëzve lidhur me këtë kartel droge në Shqipëri.
Shtabet elektorale ortakëri me Mafian sipas përgjimeve të dosjeve..
Nuk kanë të sosur..
Thashethemet hetimore flasin për FBI në Tiranë prej një muaji. Se DEA po bën dy vjeç. Do kemi Domino apo Shah..?!?! Prokurorët mund të reflektojnë rastësisht! Gjykatësit plot-ashtu.
Interesat amerikane në këtë tranzit, mund të mos jenë dashuri amerikane për globalistët e lumtur./Basir Çollaku