Tirana është mbuluar nga plehrat, të cilat në këto ditë të nxehta kundërmojnë më shumë se kurrë. Disa muaj pasi Ndragheta ka marrë zyrtarisht shërbimin e pastrimit, kryeqyteti është më i papastër se kurrë. Nëse bën një vëzhgim të shkurtër në lagjet e Tiranës do të përballesh me koshat e tejmbushur që të japin përshtypjen sikur jemi në gjendje lufte.
Tirana sot ngjan me Palermon e viteve të Toto Rinës. Shteti është i kapur tashmë ndërkombëtarisht dhe as Erion Veliaj as Edi Rama nuk kanë fuqi përballë mafias.
A është ky frut i Ndraghetës apo negociatorit të mafias në Shqipëri, Engjëll Agaçit, që sipas dëshmive të ish Zevendës Kryeministrit, ai është ura lidhëse e mafias me Kryeministrin.
Engjëll Agaçi, përpara vitin 2013 ka qenë avokat i mafias në Itali. Pas vitin 2013 ku u emërua sekretar i përgjithshëm në Kryeministri, Engjëll Agaçi importoi mafian në Shqipëri duke marr peng kryeministrinë.
Këtë pengmarrje mafia e ka realizuar me anë të studios ligjore Tanucci, ku dyshimet dhe faktet të çojnë tek pronari faktik, që është Engjëll Agaçi.
Askush nuk guxon të protestojë për një Tiranë të pastër, as për inceneratorët imagjinarë, pasi mafia e plehrave dhe Engjëll Agaçi do të hakmerreshin, siç ka ndodhur edhe me njerëz të pushtetshëm, si Arben Ahmetaj.
Inceneratoret imagjinarë u projektuan nga studio Tanucci
Eco Tirana u projektua nga Studio Tanucci
Importi dhe eksporti i plehrave po projektohen nga studio Tanucci
Qytetaret e Tiranës sot i paguajne 60 mijë euro në ditë Ndraghetës për një Tiranë që qelbet çdo ditë e më tepër, dhe 80 mije euro në ditë për një incenerator imagjinarë, kjo falë Engjëll Agaçit, Edi Ramës dhe padronit të tyre, Ndragheta.
A është marr peng Erion Veliaj që paguan mafian, edhe kur Tirana nuk pastrohet apo i ndajnë bashkë interesat?
A është peng i Engjëll Agaçit, Erion Veliaj që paguan inceneratorin imagjinarë apo është bashkë pronarë?
A është peng i Engjëll Agaçit, Belinda Balluku që kishtë për detyrë supervizimin e punimeve të inceneratorit imagjinarë?
A është peng i Engjëll Agaçit, Erion Veliaj që paguan Eco Tiranën për diferencim mbetjesh, punë e cila është trumbetuar si risi në media, por nuk është kryer asnjë ditë.
A është rastësi që vendimi i këshillit bashkiak në favor të Eco Tiranës erdhi pasi u arrestua Taulant Tusha apo mbetet teori konspiracioni ende? SPAK vazhdon të flejë mbi dosje dhe duket se është shumë i angazhuar me dosjen e Arben Ahmetaj.
A është ligji për importin e plehrave vepër e Ndraghetes apo edhe kjo është teori konspiracioni?
Fakt është që qytetarët e Tiranës sot paguajnë më shumë para për pastrimin e qytetit, ndërsa Tirana është kthyer në një landfill të madh me në krye Engjëll Agaçin dhe Ndraghetën./Syri.net